E hënë, 23 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Nga politikanët e deri tek “shënjestrat” e OFL/ Ekonomi: Ja kush s’përfiton nga amnistia fiskale

Një ditë më parë qeveria miratoi draftin e amnistisë fiskale, i cili synon të legalizojë pasuritë e fshehura  të individëve brenda dhe jashtë vendit, si dhe të bizneseve.

Kryetarja e Komisionit të Ekonomisë në Parlament, Milva Ekonomi, në një lidhje direkte me edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus” ka treguar se kush nuk përfiton nga ligji i amnistisë fiskale, nga zyrtarët e lartë publikë e deri tek ata individë që janë përfshirë në burime jo të ligjshme të ardhurash.

“Nuk përfitojnë ata që janë objekti i ILDKPKI, të gjithë zyrtarët e lartë që deklarojnë të ardhurate tyre vjetore tek Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive dhe Konfliktit të Interesave dhe të gjithë të afërmit e këtyre individëve, duke filluar që nga Presidenti i Republikës deri tek ato ndërmarrje që janë shoqëri anonime, ku 50 për qind është kontributi i shtetit në aksione dhe qe kanë më shumë se 50 të punësuar. Nuk përfitojnë ata që janë në ndjekje të OFL-së dhe ata që janë pjesë e zbatimi të ligjit kundër trafikimit dhe terrorizmit”, deklaroi Ekonomi.

Mes të tjersh, ajo theksoi se ligji nuk amniston vetëm likuiditete, por edhe pasuri që janë të patundshme, si dhe ato që janë pjesë e bilanceve të pasqyrave fiskale.

Vazhdo të lexosh

Reklamë