Nga Kanadaja në Hawaii me shpinë të thyer.

 

Shtatorin e kaluar, një dron fotografoi balenën me gunga: i gjithë trupi i poshtëm ishte i përkulur.

 

“Ajo mbërriti e rraskapitur, dhe nuk do të jetë në gjendje të mbijetojë gjatë,” thonë studiuesit e BC Whales.

 

Një rrugëtim prej tre muajsh dhe gati pesë mijë kilometra ai i Hënës , balenës me gunga që notoi me kurriz të thyer.

 

Nga brigjet e ishullit Fin, në perëndim të Kanadasë, deri në ato të Havait pa mundur të përdore rrokullisjen e madhe të pasme, thonë studiuesit që e ndoqën atë, një mrekulli, një forcë e natyrës. Por për “gjigantin e butë” ky do të jetë udhëtimi i fundit : ajo ka mbërritur e rraskapitur.

 

Shtatorin e kaluar një dron fotografoi Hënën (siç e riemëruan studiuesit) me një dëmtim të rëndë në pjesën e poshtme të shpinës: i gjithë busti i poshtëm u përkul në një formë të panatyrshme “S”, “me të gjitha gjasat rezultat i një goditjeje nga një varkë” , shpjegojne studiuesit  nga stacioni kërkimor i ishullit Fin.

 

Pavarësisht dhimbjes, Hëna ia doli të mbërrinte në destinacionin e saj, por ky ende mund të mos jetë një fund i lumtur. Probabiliteti i konfirmuar nga shkencëtarët është që balena me gunga mund të ngordhe së shpejti, e rraskapitur nga udhëtimi dhe nga dhimbja e plagës.

 

“Bregu perëndimor i Kanadasë është gjithnjë e më i rrezikshëm për balenat, pasi trafiku detar vazhdon të përplaset me këta gjigantë detarë të butë,,” shpjegon Janie Wray, drejtoresha menaxhuese dhe studiuesja kryesore e BC Ëhales, një organizatë jofitimprurës.

 

Imazhet e balenës me gunga në ujërat e Havait, e rraskapitur, nxjerrin në pah shkallën në të cilën ajo ka përdorur rezervat e yndyrës për të bërë udhëtimin e saj të fundit.

 

Për këtë arsye Ëray është pesimist për shanset e kafshës për të mbijetuar.

 

“Ajo ka dhimbje ndonese është ende gjallë.  Nëse ajo do të ishte në tokë, ne mund të ndërhynim. Por meqenëse ajo është në Oqean, për shkak të madhësisë së tij, nuk mund të bëjmë asgjë për të. Dhe kjo të thyen zemrën edhe më shumë.”/TGcom

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *