E premte, 9 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Nga integrimi në BE, te “thumbat” për Bashën e Berishën, Rama u përgjigjet qytetarëve: Vota më 11 maj gjeopolitike, të thajmë kënetën

Kryeministri i vendit, Edi Rama, u është përgjigjur pyetjeve të adresuara në platformat sociale edhe këtë të enjte.

Fokusi edhe gjatë këtij bashkëbisedimi ishte te anëtarësimi i vendit në BE. Votën e 11 majit, kryeministri e quajti “votë gjeopolitke”, dhe i ftoi shqiptarët që të votojnë për PS, duke lënë mënjanë preferencat politike.

Reklamë

Rama: Më 11 maj është një votë gjeopolitike, e shikoni se çfarë situate komplekse është Europa dhe Bota dhe futja në atë familje evropiane është çështje ezistenciale, s’mund të rrimë jashtë, s’mund të jemi delja që e ha ujku, aty duhet të rrimë, aty e kemi vendin, aty kanë dashur ta shohin të parët tanë që në kohën e Skënderbeut kur s’kishte BE por kishte Europë, në kohën e Rilindasve kur s’kishte BE, por kishte Europë kur Naim Frashëri thoshte dielli lind në Perëndim, kur mbaroi lufta botërore Europa ishte aty, por s’kishte BE, edhe kur ra komunizmi Europa ishte aty dhe e kërkuam. Ndaj më 11 maj të votojmë për hyrjen në Bashkimin Evropian, ka arsye politike por ka dhe arsye personale.

E rëndësishme është të mbyllen ne gociatat brenda afatit të parashikuar, theksoi Rama. Kreu i qeverisë theksoi se pas mbylljes së negociatave brenda afatit, pra në vitin 2027, 27 shtete shtete anëtare të BE-së ngrenë dorën për të pranuar vendin tonë në bllok. Prandaj ai ripërsëriti edhe një herë që më 11 maj shqiptarët të bëjnë historinë.

Reklamë

Rama: Nuk ka rëndësi se kur më mbaron mandati, por rëndësi që të mbyllen negociatat në 2027. Në 11 Maj të gjithë duhet të fokusohen te negociatat dhe jo të partitë. 1 mijë vetë që janë sot tani që flasim punojnë për negociatat. Janë 40 skuadra në të gjithë rrafshin e punëve të shtetit. Ata duhet të garantojnë që negociatat mbyllen në 2027 dhe ne duhet të bëjmë të gjitha detyrat e shtëpisë, si qeveri, parlament si institucionet e pavarura. Kur të mbyllen negociatat në 2027, më pas komisioni i dorëzon 27 vendeve raportin që Shqipëria mbylli negociatat dhe për ne është shtet i ri i BE. Dhe 27 parlamentet do të ngrenë dorën dhe pranojnë Shqipërinë. Flasim për historinë sot, apo sa bëjnë 7×7. Historinë më 11 Maj çdo shqiptar mund të japë një  dorë që ta shkruajmë së bashku. PS është thjesht forca e duhur në vendin dhe në kohën e duhur.

Një mesazh e kishte për kreun e demokratëve euroatlantikë, Lulzim Basha me të cilin ka shkëmbyer replika në distancë gjatë ditëve të fundit.

Rama: Luli nuk po fle më, Luli është zgjuar, është aktiv tani dhe nuk po fle, bën xhiro me makinë dhe këndon. I kam thënë të marrë e ndonjë pasagjer, mos të rrotullohet vetëm, më ka prezantuar tani edhe me Unikkatilin. Lereni Lulin se nuk ka faj, mos e ngacmoni, s’ka faj se bufi po ia ha demokratët rrugëve, lereni tani, dhe tani ka shkuar te euroatlantikët.

Sa i përket vendimit për të mbyllur platformën “TikTok”, Rama tha se po punojnë gradualisht. I bëri thirrje një qyteari, i cili i kërkoi që të largohej nga politika, që të mos dëgjojë “bufin” duke iu referuar Sali Berishës, por të kontribuojë për të tharë kënetën.

Rama: Nuk është çmenduri por gjëja më e shëndetshme  që mund të bëhet dhe ajo që ne po bëjmë. Nuk është se e kemi mbyllur TikTok njëherë e mirë por po e mbylli. Ditë për ditë po ngushtohet. Me kompaninë po punojmë dhe po presim një plan për filtrat që do të vendosë për të siguruar fëmijët, për të minimizuar bullizmin, për të futur gjuhën shqipe, për të stimuluar me algoritëm programet e reja për shkencën dhe argëtimin. Mos dëgjo bufin se do të hysh në histori kështu e ashtu, ai e ka kryer me histori. Le të rrotullohet nga të dojë në histori, e ka vendosur veten në një piedestal me kallama. Mos shko pas bufit se të ha. Po kontribuo që të thajmë kënetën./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë