Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurisë “arrest me burg” për personat e arrestuar në maj të këtij viti në kuadër të operacionit “Metamorfoza 3”.

Në burg do të qëndrojnë, Besian Xhixha, Drianto Bardhi, Gjergji Cukali, Enver Diva, Blerim Abazi, Satilno Basho, Albert Zaja, Emiljano Shullazi, Dejvis Bajramaj, Armando Ndreca, Robert Laçi dhe Naim Stafuka.

Lexo edhe :

Related Posts

Kreu i këtij grupi kriminal, Emiljano Shullazi akuzohet se ka dhënë informacione nga brenda burgut për persona të tjerë të jashtëm në lidhje me lëvizjet e Durim Bamit, ndaj të cilit ishte përgatitur atentat në vitin 2020.

Edhe Albert Zaja është nën hetim për atentatin e mbetur në tentativë ndaj Durim Bamit.

Viktor Ymeraj i njohur si “Tori i Xhihanes”, si pjesë e grupit të Shullazit rezulton se bashkëpunoi me Vis Martinaj për vrasjen Durim Bamit.

Nga 50 urdhër arreste në total të lëshuara në muajin maj për shtatë grupe kriminale, 14 prej tyre u ekzekutuan brenda vendit, ndërsa 6 të tjera jashtë, 2 në Itali, 1 në Gjermani, 1 në Spanjë dhe 2 në Belgjikë. 30 të tjerë janë ende në kërkim, mes tyre edhe ish-deputeti i PS, Arben Ndoka.

Operacioni i zhvilluar nga SPAK u finalizua në bashkëpunim me Europol dhe u shtri në disa qytete si Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë, Fushë Krujë dhe Rrëshen. Anëtarët e shtatë bandave të rrezikshme, mes të cilëve dhe zyrtarë policie akuzohet se janë përfshirë në veprimtari kriminale, si vrasje, tentativa vrasje, kultivim kanabisi etj./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *