Subscribe

“Nga E Para” solli mbrëmjen e djeshme historinë e familjes Nurka. Tre anëtarët e saj jetonin prej vitesh ne një banese me kushte minimale vetëm me te ardhurat e kryefamiljarit, Luanit.

 

Bashkëshortja, Dudi kujdesej për te birin, Rein i cili prej vitesh vuan nga probleme te shëndetit mendor. Ishte pikërisht ai, i cili pasi pa reklamën përballë apartamentit të tij, vendosi te surprizojë prindërit.

 

Rei është një djalë që e pëlqen shkollën, ndaj dhe meraku i vetëm qe kishte, kur stafi e njoftoi se duhej te linte shtëpinë, ishte te mos humbiste orët e mësimit.

 

Teksa familja largohej, arkitektet dhe pjesa tjetër e stafit nisen punën. Ashtu sikurse edhe ne çdo projekt tjetër, edhe këtu vështirësitë nuk munguan por gjithçka kaloi. Surprizat dhe emocionet nuk munguan edhe këtë here.

Pas kërkesës se bere nga vete REI, platforma digjitale Tring i dhuroi atij një vit te plote abonim dhe nga sot ai do te mund te buzëqeshë.

 

Java kaloi shpejt dhe me rikthimin ne banesën e re gjithçka ishte ndryshe për familjen Nurka. Nga hapësirat e vjetra jo-funksionale tek një ambient ku gjithçka ishte vene tashme ne funksion te një realiteti te ri me më tepër ngjyra dhe jete brenda tij.

 

Stafi i “Nga e Para” rinis rrugëtimin e tij drejt një tjetër destinacioni te cilin e zbuloni te martën e ardhshme ora 21:00 ne Vizion Plus.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *