Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
18 July 2026
Vizion fokus

Tensionet SHBA-Iran/ Lavrov bisedë me homologun e Emirateve, kërkohet...

Finlanda kufizon përkohësisht trafikun ajror dhe detar

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Gjendet motori i braktisur buzë...

Përplasje e re mes Teheranit dhe Uashingtonit! Irani pezullon...

Kryeministri hungarez mbështet uljen e moshës së votimit në...

Europa në alarm nga moti ekstrem, zjarre dhe temperatura...

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa, shkak ndotja e lartë...

Sulmi amerikan lë pa ujë 10 mijë iranianë, goditet...

Ukraina sulme në territorin rus, humbin jetën 7 persona,...

Berisha: “Balluku” çështje e BE, Rama e shndërroi SPAK-un...

Netanyahu do informojë Trumpin për programin raketor të Iranit

20 Dhjetor 18:01

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të informohet nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu se çdo zgjerim i programit iranian të raketave balistike përbën një kërcënim serioz, që mund të kërkojë veprim të menjëhershëm. Lajmi është raportuar të shtunën nga NBC News, duke cituar burime të njohura me çështjen.

Sipas medias amerikane, zyrtarë izraelitë po shprehin shqetësim në rritje se Irani po zgjeron prodhimin e raketave balistike, pavarësisht se ky program kishte pësuar dëme nga sulmet ushtarake izraelite më herët gjatë këtij viti. Burime të njohura me planet dhe ish-zyrtarë amerikanë bëjnë të ditur se Izraeli po përgatitet të informojë presidentin Trump për opsione të mundshme të një sulmi të ri.

Të njëjtat burime thonë se autoritetet izraelite dyshojnë gjithashtu se Irani po rindërton objekte të pasurimit bërthamor, të cilat ishin bombarduar nga SHBA-ja në muajin qershor. Megjithatë, sipas tyre, kërcënimi më i menjëhershëm lidhet me përpjekjet e Teheranit për të rivënë në funksion kapacitetet e prodhimit të raketave balistike dhe për të riparuar sistemet e mbrojtjes ajrore që janë dëmtuar rëndë.

Donald Trump dhe Benjamin Netanyahu pritet të takohen më vonë gjatë këtij muaji në Florida, në rezidencën Mar-a-Lago të presidentit amerikan. Gjatë këtij takimi, Netanyahu pritet të theksojë se zgjerimi i programit raketor iranian përbën një rrezik që mund të kërkojë reagim të menjëhershëm.

Sipas burimeve, kryeministri izraelit do të argumentojë se veprimet e Iranit përbëjnë kërcënim jo vetëm për Izraelin, por edhe për stabilitetin e rajonit dhe interesat amerikane. Ai pritet t’i paraqesë Trumpit edhe opsione për përfshirjen ose mbështetjen e SHBA-së në operacione të mundshme të reja ushtarake.

I pyetur të enjten për takimin e planifikuar më 29 dhjetor me Netanyahun, Trump u tha gazetarëve: “Nuk e kemi caktuar zyrtarisht, por ai do të donte të më takonte”. Ndërkohë, zyrtarë izraelitë kanë konfirmuar se takimi pritet të zhvillohet më 29 dhjetor.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Netanyahu Raketa trump Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Tensionet SHBA-Iran/ Lavrov bisedë me homologun e Emirateve, kërkohet armëpushim

më shumë...

Finlanda kufizon përkohësisht trafikun ajror dhe detar

më shumë...

Përplasje e re mes Teheranit dhe Uashingtonit! Irani pezullon marrëveshjen me SHBA-në

më shumë...

Fier/ Makina del nga rruga dhe përplaset me dy mjete të parkuara, plagoset shoferi

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

6:26

Tensionet SHBA-Iran/ Lavrov bisedë me homologun e...

6:20

Finlanda kufizon përkohësisht trafikun ajror dhe detar

5:29

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Gjendet motori i...

5:14

Përplasje e re mes Teheranit dhe Uashingtonit!...

5:06

Fier/ Makina del nga rruga dhe përplaset...

4:50

Kryeministri hungarez mbështet uljen e moshës së...

4:37

Europa në alarm nga moti ekstrem, zjarre...

4:24

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa, shkak ndotja...

4:01

Sulmi amerikan lë pa ujë 10 mijë...

3:24

Ukraina sulme në territorin rus, humbin jetën...

3:19

Interes i lartë për rivlerësimin, agjentët imobiliarë:...

3:08

Berisha: “Balluku” çështje e BE, Rama e...

2:37

700 milionë lekë të pensioneve dhe ndihmave...

2:19

Pritje deri në tre orë në Qafë...

1:51

Kosova i kërkon BE-së të bëjë më...

1:31

Irani paralajmëron fqinjët e Gjirit për kundërpërgjigje...

12:54

Berisha: Ftoj çdo demokrat të marrë pjesë...

12:48

Emigrantët rrezikuan mbytjen, zbardhet tentativa e trafikimit...

12:31

PD zgjodhi ekipin e ri drejtues, Berisha:...

12:21

Korça mirëpret “LuluFest”, orkestrat frymore nga disa...

Më të klikuarat

  • Tërmeti i fortë godet Meksikën, paralajmërim për cunami
  • 700 milionë lekë të pensioneve dhe ndihmave sociale “u...
  • Hëna mbi Venus në fundjavë, Meri Gjini zbulon shenjat që do...
  • “Financat kërkojnë kujdes dhe planifikim” parash...
  • Përshkallëzohet konflikti SHBA-Iran, sulme të reja dhe tensi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.