Subscribe

Të hënën mbi 27 mijë punonjës do të rikthehen në vendet e tyre të punës. Bizneset të cilave do t’u lejohet te rinisin riaktivitetin ekonomik janë kryesisht të tregtisë me pakicë.

Hapen dyqanet e veshjeve, këpucëve, elektroshtëpiakeve, argjendaritë, parfumeritë, mobilieritë, dyqanet e pajisjeve elektronike dhe ato që shesin lule e kafshë shtëpiake.

Nga të gjitha bizneset e lejuara është kërkuara plotësimi i masave mbrojtëse. Për secilën kategori në faqen E-Albania janë publikuar kriteret që duhet të plotësojnë. Ato kanë të bëjnë me pajisjen me maskave, doreza dhe dezinfektantëve për punonjësit.

Përcaktimin e distancës me shenja dalluese jo vetëm mes punëtorëve por edhe klientëve. Sigurimin e një vendi të izoluar nëse një nga punonjësit shfaq shenja klinike dhe ata që kanë simptoma të virusit të qëndrojnë në shtëpi.

Por nesër edhe qytetarët do të kenë më shumë orë për të bërë blerjet e ditës.

I vetmi shërbim transporti që do të lejohet për brenda qytetit është ai taksi. Përveç elementëve mbrojtës, si për shoferin dhe pasagjerin, taksive do t’u lejohet transporti i vetëm një klienti, i ulur pas në pozicionin diagonal.

Përjashtimi bëjnë rastet e shoqërimit të të miturve apo personave me aftësi ndryshe. E Hëna e 27 Prillit do të jetë ndryshe për zonat e cilësuar të gjelbërta, me asnjë rast infektimi.

Për banorët e Gjirokastrës, Dibrës, Pogradecit, Përrenjasit, Librazhdit, Sarandës, Himarës, Delvinës, Konispolit, Finiqit dhe Divjakës do të ndiqet një regjimi i ri i lëvizjes.

Ende nuk ka një vendim se kur do të nis shkolla apo kur do të hapen baret, restorantet, parukeritë  dhe berberët.

NESER RIHAPEN TE TJERA BIZNESE

MBI 27 MIJE PERSONA KTHEHEN NE PUNE, ME SHUME KOHE PER PAZAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *