Qeveria pritet te miratoje ne mbledhjen e se merkures kontratat koncesionare per ndertimin e dy rrugeve: Milot – Balldren dhe Orikum-Dukat.

Dy projektet jane pjese e programit 1 miliard euro, te shpallur nga qeveria me qellim realizimin e investimeve te medha publike.

Burime nga ministria e infrastruktures bene te ditur se dy kontratat jane rinegociuar, me qellim uljen e interesave te kapitalit te investitorit.

Per pasoje pritet nje reduktim i kostove te cilat do te duhet te paguaje qeveria ne perfundim te dy veprave.

Rruga Orikum-Dukat fitoi koncesionin me nje vlere 70 milion euro, ndersa aksi Milot-Balldren kapi vleren e 161 milion eurove.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *