Plani urbanistik i Tiranës ditën e nesërme do te kaloje per shqyrtim ne Këshillin Kombëtar te Territorit. E kryesuar nga kryeministri Edi Rama,  KKT do te diskutoje planin e urbanistik te Stefano Boerit,  i cili projekton ndryshimet dhe zhvillimin e Tiranës se 30 viteve te ardhshme. Bashkia e Tiranës ka gati planin final  per ta prezantuar  para Këshillit Kombëtar te Territorit. Pikat kyçe te planit janë zhvillimi i Tiranës ne lartësi, krijimi i hapësirave te gjelbëra dhe pylli orbital, ndërtimi i Tiranës me shume qendra, favorizimi i transportit publik dhe lëvizja me biçikleta. Krahas miratimit te këtij plani qe pritet t’i hape rruge nje etape te re ne zhvillimin e infrastrukturës ne Tirane, KKT do te miratoje edhe projektet vendore per Librazhdin dhe Dibrën.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *