E shtunë, 10 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Nënshkroi marrëveshje me Kishën Ortodokse serbe/ Opozita malazeze mocion për rrëzimin e qeverisë së Abazoviçit

Partia Demokratike e Socialistëve ka depozituar ditën e sotme në Parlament kërkesën për votëbesimin e kryeministrit Dritan Abazoviç.

 

Reklamë

 

Lajmi është bërë i ditur nga deputeti i kësaj force politike Danijel Zhivkoviç, i cili tha se DPS ka dorëzuar kërkesën për votëbesimin e Qeverisë së Malit të Zi në Parlament.

Reklamë

 

 

Partia Demokratike e Socialistëve njoftoi më herët gjatë ditës së sotme se do të nisë një iniciativë për votim mosbesimi ndaj Qeverisë së Malit të Zi, pas nënshkrimit të Marrëveshjes Themelore ndërmjet Qeverisë  dhe Kishës Ortodokse Serbe.

 

Përveç përfaqësuesve të asaj partie, në konferencë kanë qenë të pranishëm edhe Draginja Vuksanoviç Stankoviç, deputete e Partisë Socialdemokrate (SDP).

 

Zhivkoviç tha iniciativa për votëbesimin e Abazovviç nuk vjen për shkak të marrëveshjes me Kishën serbe, por për shkak se kryeministri është sjellë si një person të cilit nuk mund t’i besohet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë