Grupi parlametar i CDU/CSU I ka hapur dritën jeshile Maqedonisë së Veriut për integrimin në Bashkimin Europian.

 

CDU/CSU duke vlerësuar reformat e ndërmarra nga Maqedoni e Veriut, I ka bërë kërkesë Bundestagut gjerman që të hapë negociatat për këtë të fundit.

 

“Bundestagu gjerman mbështet perspektivën e BE për Republikën e Maqedonisë Veriore dhe vlereson përpjekjet e vendit per reformën. Procesi i anëtarësimit është një shtytës vendimtar për reformat dhe stabilitetin në rajon. Gjermania dhe BE janë veçanërisht të interesuara për stabilizimin dhe bashkëpunimin e fqinjësisë së mirë në rajon. Me tejkalimin e ngërçit të brendshëm të viteve të fundit, vendi ka filluar rrugën për rregullime të rëndësishme kushtetuese, ekonomike dhe strukturore dhe ka iniciuar reforma politike në mënyrë që të përmbushë kushtet për hapjen e negociatave të pranimit. Vendi i jep përparësi të lartë procesit të afrimit të BE-së dhe ka arritur suksese të dukshme. Që nga vera e vitit 2018, janë bërë përpjekje të mëtejshme për zbatimin e reformave urgjente, të ndjekura nga hartimi i politikave dhe legjislacionit të vonuar.”

 

Por pavarësisht kësaj, CDU/CSU I kërkon Maqedonisë së Veriut që të vijojë reformat dhe veçanërisht në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit si dhe në forcimin e institucioneve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

 

“Sundimi i ligjit, përfshirë të drejtat themelore dhe efikasitetin e Prokurorisë Speciale, gjithashtu nën një orientim të ri organizativ; luften kunder korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke përfshirë krijimin e një bilanci solid për pastrimin e parave dhe krimin financiar; si dhe forcimi i institucioneve për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut;”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *