Subscribe

Furnizimi me energji elektrike gjatë natës së ndërrimit të viteve do të jetë i pandërprerë.

 

1600 punonjës janë angazhuar në terren në përgjigje të çdo problematike që mund të sjellë rrjeti i rënduar për shkak të festimeve të fundvitit.

 

 “Fokusi i OSSH ka nj muaj që po punon për këtë dhe piku është sigurisht data 31. Ne shpresojmë mos ketë probleme pasi masat janë marrë që në fillim të vitit dhe shpresojmë të kemi një furnizim të mirë të me energji. Ashtu siç u tha ne kemi marrë masa të përbashkëta për të gjitha rajonet të kemi një shpërndarje të barabartë të ngarkesave. Gjithashtu nga ossh është bërë nj plan shumë i detajuar i masave me mënyrën si do të ndërveprohet në ras t se do të kemi ndonjë defekt apo angari të mundshme. Në total janë angazhuar 1600 punonjës të ossh, 230 automjete dhe në rast problemi do bëjmë të pamundur të kthejmë energjinë sa më shpejt.”

 

2023 sipas ministres së energjisë dhe infrastrukturës Belinda Balluku pritet të jetë një vit më i mirë për energjinë.

 

BELINDA BALLIKU

 

MINISTRE E ENERGJISË DHE INFRASTRUKTURËS

 

“Ndërkohë duhet thënë se gjatë vitit një sërë investimesh janë bërë. Shpresojmë shumë që 2023 të jetë një vit më i mbarë për energjinë dhe le të themi faktet e tregojmë këtë duke qenë se ne futemi me një rezerve prej 1200 giga wat. Kështu që shpresojmë të fillojë edhe reshjet mbas datës 8 janar siç na e japin dhe sinjalet satelitore.”

 

Në dy muajt e fundit të vitit situata energjetike në vend ndryshoi për shkak të reshjeve dhe Shqipëria nga një vend importues i energjisë elektrike u kthye në eksportues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *