Subscribe

Sektori i IT përballet shpesh herë me probleme të fuqisë punëtore. Puna për kompani të huaja është një nga shkaqet, por edhe lëvizja sa në një vend pune tek tjetra, ka krijuar vakanca në shumë kompani.

Ekspeti i IT Tomi Kallanxhi tha se një punëtor, pasi qëndron për rreth 3 muaj në një kompani, ikën në një vend tjetër, duke kërkuar edhe pagën 2 fish më të lartë.

Ata që e kanë blerë në fillim Bitcoin kanë qenë vizionarë dhe kanë meritë për vizionin e tyre. Të rinjtë shqiptarë e shohin gjënë sot për nesër, nuk kanë vizion për veten e tyre. Unë e shoh me ata të mitë, dhe u them për real estate që është një zonë në periferi të Tiranës dhe pse nuk futeni ta blini dhe thonë jo se unë jam me këtë rrogën. Por ti në momentin që e shikon që në tre vitet e fundit rroga jote është gati dyfishuar, ti je në rritje dhe nuk mund të shikosh X apo Y që i janë dashur 15 vjet për të arritur deri aty dhe ti të arrish për një vit. Të rinjve shqiptarë u mungon pak vizioni tek vetja, e shikojnë KÇK çdo gjë. Në sektorin e IT, bëhen mercenarë sepse sektori është agresiv për punonjësit. Vijnë 3 muaj te mua, pastaj kërkojnë rritje rroge, shkojnë diku tjetër dhe kërkojnë 2 fishin e rrogës që ishin tek mua. Më vonë e mund ta kuptosh që nuk bën, por ato 3 muaj e ke paguar me rrogë të lartë”, tha Tomi Kallanxhi./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *