Subscribe

Nga dita e djeshme ka hyrë në fuqi vendimi i komitetit teknik të ekspertëve për çdo punonjës administrate, marketi apo qendre tregtare duhet të paraqesë pranë burimeve njerëzore certifikatën e vaksinimit, testin PCR apo  dëshminë se është shëruar nga Covid.

 

 

Do të jetë inspektorati shtetëror shëndetësor kontrollori që do të mbikëqyrë secilin nga këto institucione për zbatimin e vendimit.

 

 

Zv/ministrja Braho sqaroi per Vizion Plus si do të procedohet nëse një subjekt nuk zbaton këtë vendim, si dhe kur do të ketë masa administrative.

 

 

Vendimi i komitetit teknik të ekspertëve i pak javëve më parë u la kohë punonjësve të administratës apo qendrave tregtare që të vaksinoheshin. Sipas raportimeve të ministrisë së Shëndetësisë gjatë orëve të fundit janë kryer rreth 9 mijë vaksinime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *