Kosova vijon të regjistrojë shifra të larta të rasteve me koronavirus dhe të viktimave.

Në 24 orët e fundit, nga sëmundja kanë humbur jetën edhe nëntë pacientë të tjerë. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, numri total i viktimave ka shkuar në 410.

Mes 449 të testuarve, autoritetet zbuluan 129 raste të reja me COVID-19. Gjithsej në Kosovë janë infektuar 11.545 persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *