E shtunë, 21 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Në 21 mars aksioni i gjelbërimit

 

Ne 21 mars do te nise aksioni me i madh i gjelbërimit te Tiranës. 3 mije punëtore te bashkisë do te angazhohen per mbjelljen e pemëve brenda lagjeve te kryeqytetit. Ne nje takim me administratoret e njësive, por dhe te pallateve, kryetari Erion Veliaj kërkoi angazhimin e tyre per mbjelljen e sa me shume pemëve.

 

Veliaj deklaroi se brenda këtij viti, do te përfundoje procesi i vendosjes se administratoreve te pallateve. Banoret qe nuk arrijnë ta zgjedhin vete, administratori ose kompania private qe do te merret me ketë proces, do te caktohet nga bashkia.

Reklamë

 

Deri tani janë zgjedhur 2700 administratore pallatesh e po kaq mbeten per t’u caktuar nga banoret apo bashkia për godinat ende pa administrim.

Më shumë video

Reklamë