E mërkurë, 30 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Ndryshon gjithçka! FSHF zhvendos derbin Partizani–Tirana, ja kur do të luhet

Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar ndryshimet në axhendën e javës së gjashtë të Superiores, duke sjellë një lëvizje të rëndësishme për derbin e kryeqytetit.

Partizani–Tirana do të zhvillohet të dielën, më 11 tetor, në orën 18:30, në stadiumin “Air Albania”.

Reklamë

Përballja mes dy skuadrave të kryeqytetit ishte planifikuar fillimisht për 9 tetor, por FSHF ka vendosur ta zhvendosë dy ditë më vonë.

Në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë do të luhet edhe sfida Vllaznia–Dinamo, duke bërë që dy prej përballjeve më të rëndësishme të javës të zhvillohen paralelisht.

Ndryshim ka edhe për takimin Teuta–Skënderbeu, i cili ishte planifikuar për 11 tetor. Kjo sfidë është spostuar për 10 tetor, ora 18:30.

Ndërkohë, Elbasani–Vora mbetet më 10 tetor në orën 18:30, ndërsa Laçi–Egnatia do të zhvillohet më 11 tetor në orën 13:30.

Axhenda e re e javës së 6-të:

10 tetor, 18:30: Vllaznia–Dinamo

10 tetor, 18:30: Elbasani–Vora

10 tetor, 18:30: Teuta–Skënderbeu

11 tetor, 13:30: Laçi–Egnatia

11 tetor, 18:30: Partizani–Tirana

Derbi i kryeqytetit pritet të jetë një nga sfidat më të ndjekura të kësaj jave, teksa të dyja skuadrat do të kërkojnë një rezultat pozitiv pas pesë javëve të para të kampionatit. Aktualisht, Tirana ka grumbulluar 5 pikë, ndërsa Partizani 4 pikë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.