Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi reagoi për ndryshimet që mazhoranca bëri në Kodin Penal. Ajo u shpreh në “Facebook” se qeveria e bëri një lëvizje të tillë për të mbuluar dështimin me dhunën në familje.

“Ndryshimet #Antikushtetuese të Kodit Penal, ashpërsimi i masave për dhunën në familje- janë propagandë e qeverisë që po tenton të mbulojë dështimin spektakolar me dhunën në familje. Në 4 vite qeverisje nuk arritën të mbrojnë asnjë viktimë të dhunës në familje, një prej tyre edhe gjykatëse. Statistikat e #dhunës në #familje në Shqipëri kanë treguar që rritja e masës së ndëshkimit të dhunuesve nuk ka sjellë uljen e numrit të rasteve të dhunës. Problemi nuk qëndron te Kodi Penal e masat ndëshkuese. Problemi kryesor është që lufta kundër dhunës në familje nuk ka qene kurrë prioritet e nuk është marrë kurrë me seriozitet nga Qeveria Rama 1&2. Nëse ke shkatërruar me sukses në 7 vite një mekanizëm të tërë referimi, masat e reja e të vjetra ndëshkuese, nuk bëjnë derman.”

Për Vokshin, Kodi Penal i ndryshuar mbron vetëm të drejtat e pushtetit të dhunshëm.

Të enjten në seancë plenare Kodi Penal u ndryshua për shkak se u bënë pjesë edhe disa dënime për ata që thyejnë rregullat e karantinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *