Këtë javë Komisioni i Ekonomisë pritet t’i japë “dorën e fundit” ndryshimeve që po i bëhen ligjit për lojërat e fatit. Por amendimet nuk kanë ende konsensusin e plotë brenda mazhorancës.
Një nga propozimet e grupeve të interesit është që përveç basteve, edhe kazinotë të zhvillohen online. Po ashtu, është kërkuar ulja e moshës së lojtarëve nga 21 në 18 vjeç.
Drafti lehtëson edhe kriteret për marrjen e licencës, ndërsa parashikon ngritjen e një platformë për monitorim në kohë reale të çdo transaksioni që lë gjurmë.
Këto propozime kanë shtuar shqetësimin se do të nxisin më tej aktivitetin e bixhozit me pasoja të rënda sociale.
Deputeti Erion Braçe ka këmbëngulur që monitorimin duhet ta bëjë shteti për të shmangur çdo abuzim në këtë treg delikat./vizionplus.tv/





