E hënë, 23 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Sel Çami” u ekzekutua me 7 plumba, nipi i tij u plagos nga 2 goditje në bark dhe 1 në nofull

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati që u regjistrua mëngjesin e sotëm në lagjen “1 maji” në qytetin e Fierit.

Selami Hasani i njohur edhe me nofkën “Sel Çami” u ekzekutua me 7 plumba dhe humbi jetën menjëherë në vendin e ngjarjes, pranë portës së shtëpisë së tij.

Po ashtu i lënduar mbeti edhe nipi i tij, i cili u transportua në spital, për ndihmë mjekësore.

Sipas burimeve të Vizion Plus, Jakup Hasani ka marrë 3 plumba, më konkretisht 2 e kanë kapur në zonën e barkut dhe 1 tjetër në nofull.

Reklamë

Pak më herët, në makinë e djegur që u përdor nga autorët policia gjeti edhe dy armë zjarri, që dyshohet se u përdorën nga autorët, të cilët janë ende të paidentifikuar.

Hakmarrja është pista kryesore ku janë përqëndruar hetimet, ndërsa për ngjarjen janë ushtruar edhe kontrolle në banesën e “Ben Qimes”, rivalit të Selami Hasanit.  Ky i fundit, vite më parë ka ekzekutuar me armë nipin e “Ben Qimes”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.