Ndryshime ne strukturat drejtuese te policisë se shtetit. Ne orët e pasdites se te hënës janë bere lëvizje ne disa prej komisariateve me te rëndësishme te vendit. Oltion Kumbulla ka lene detyrën si shef i komisariatit te Elbasanit, per te drejtuar komisariatin numër katër ne Tiranë. Ne Elbasan eshte emëruar Luan Arapi, i cili deri tani ka drejtuar policinë e Matit. Numri dy i policisë se Durrësit, Shkëlzen Rexhepi, ka marre detyrën e shefit te sektorit te Interpolit. Ne vendin e tij ne qytetin bregdetar është caktuar Rezar Velmishi. Ndërsa Shkelqim Pepkola është transferuar nga zëvendës drejtor i policisë se Elbasanit ne zëvendës drejtor te policisë se Korçës. Lëvizje ka pasur edhe ne policinë e Dibrës, Vlorës, Gjirokastrës dhe Fierit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *