Subscribe

Rikthehet ndotja në liqenin e Fierzës. Këto pamje tregojnë se e gjithë sipërfaqja ujore është pushtuar nga mbeturina të shumta, që nga shishet plastike e deri tek materialet e ambalazheve.

Ndotja është rikthyer në shqetësim dhe për ata pak qytetarë që shfrytëzojnë këtë pasuri ujore për të pushuar apo dhe peshkuar.

Në vitin 2014, Ministria e Mjedisit nënshkroi një marrëveshje me ministrinë e linjës në Kosovë për vendosjen e rrjetave të çelikut në deltat e lumenjve që furnizojnë liqenin, me qëllim ndalimin e ndotjes që vjen kryesisht nga Prizreni. 

Por edhe pse kanë kaluar 6 vite nga firmosja e marrëveshjes, këto struktura mbrojtëse ende nuk janë ndërtuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *