Subscribe

Gjatë stinës së dimrit nuk mungojnë asnjëherë virozat, të cilat herë pas herë mund të shkaktojnë edhe probleme në rrugët e frymëmarrjes.

Për të folur në lidhje me këtë temë në emisionin “7pa5” në Vizion Plus, ishte e ftuar mjekja radiologe Blerina Saraçi.

Ajo tha se situata këtë vit paraqitet normale dhe nuk ka pasur abuzim me ekzaminimet radiologjike.

“Sezoni i dimrit gjithnjë sjell një paketë virozash ku prevalon gripi. Nuk besoj se kemi diçka përtej kësaj. Panedmia ka shtuar pak dozën e stresit dhe frikës dhe vijmë pas një periudhe që kujdesi ka qenë i shtuar, mbajtja e masakave, larja e duarve.

Nuk është abuzuar këtë vit me ekzaminimet radiologjike. Pacientët janë ndërgjegjësuar që gjërat duhen bërë kur duhen. Këtë vit gjërat janë aty ku duhet”, tha Saraçi.

Ajo gjithashtu theksoi se ekzaminimet imazherike duhen bërë kur ka rekomandim nga mjeku kurues, që e di se çfarë duhet.

“Për të shkuar te mjeku radiolog duhet të kesh një rekomandim nga mjeku kurues që gjykojn për të pasur një ekzaminim imazherik.

Duhet të jenë me rekomandime nga mjeku kurues që e di se çfarë ekzaminimi duhet. Nuk duhet bërë që me dëshirën tënde të lirë të shkosh e të bësh një ekzmainim edhe pse me avancimin e procedurave mjekësore dozat janë ulur ndjeshëm, dozat e rrezatimit”, tha ajo.

Saraçi shpjegoi se sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes fillojnë nga format më të lehta, që janë bronkitet dhe rastet më të rralla janë pneumonitë.

Ajo këshilloi gjithashtu kujdes për higjenën personale dhe distancim nga njerëzit në rast se nuk ndihemi mirë.

Saraçi tha gjithashtu se qytetarët duhet të parqiten te mjeku në momentin kur shohin që nuk ndihen ende mirë apo kanë temperaturë të lartë pas disa ditësh qëndrimi në shtëpi.

Në këto raste është mjeku kurues ai që e vendos nëse duhet ekzaminim i rrugëve të frymëmarrjes dhe çfarë ekzaminimi duhet. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *