E enjte, 29 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Ndeshja me Ukrainën, Gjimshiti: Skuadër e fortë, duhet vlerësuar

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, foli për mediat një ditë para miqësores me Ukrainën.

Në fjalën e tij Gjimshiti u ndal ehe te humbja me Poloninë, e cila sipas tij i prishi kuqezinjve gjithë bukurinë e kualifikuesve.

Reklamë

“Rrugëtimi ka qenë shumë i mirë dhe pozitiv. Jeta është e shpejt, mendohet vetëm e tashmja dhe është humbja me Poloninë, që e prish pak bukurinë të asaj që kemi bërë në 2-3 vitet e fundit. Jo vetëm të kualifikimit. Prapë jemi pozitivë. Në këto momente është pak negativiteti në kokë, por duhet ta ndryshojmë dhe ta kthejmë në forcë dhe me pozitivitet, për të ardhmen e kombëtares shqiptare”, tha Gjimshiti.

Sa i përket sfidës së nesërme me Poloninë, kapiteni u shpreh se ajo është skuadër e fortë.

Reklamë

Është skuadër e fortë në këto nivele si ne, Polonia apo Suedia që ishte në “Final Four” si thuhet për biletën e fundit në Botëror. Duhet vlerësuar ekipi kundërshtar”, tha Gjimshiti.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë