Bashkia e Tiranës ka finalizuar ndërtimin e një rrjeti të ri ujësjellës kanalizimeve ne dy lagje të tjera në kryeqytet .

Nisur nga ankesat e banorëve për rrjetin e kanalizimeve në rrugën “Nikolla Tupe” (në ish-bllok), Bashkia e Tiranës u përgjigj menjëherë duke kryer investimin e ri, që siguron një shërbim shumë më cilësor për qytetarët.

Ndërkaq,pas verifikimeve në terren, grupet e punës kanë bërë të mundur riparimin e tubacioneve të amortizuara tek rruga “Ymer Kurti” në Njësinë 5, duke eliminuar problemet në rrjetin e vjetër të ujësjellësit.

Ky rikonstruksion eliminon problematikat e furnizimit me ujë të pijshëm, duke mundësuar një shërbim më të mirë ndaj banorëve të zonës përreth.

Bashkia e Tiranës nëpërmjet disa investimeve ka rinovuar rrjetin e amortizuar në disa zona me qëllim përmirësim e ndjeshëm të furnizimit me ujë të pijshëm dhe të cilësisë së tij.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *