E diel, 4 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Familja Kuqezi Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Ndërron jetë pacienti nga Puka, prej ditësh ishte i intubuar tek Infektivi

Shqipëria regjistron zyrtarisht 37 viktima nga Covid-19. Ministria e Shëndetesisë konfirmoi këtë të martë se një tjetër pacienti prekur nga koronavirusi ndërroi jetë si pasojë e komplikimeve që dha ky virus në shëndetin e tij.

Pacienti 68 vjeçar nga Puka, vuante nga sëmundje kronike në mushkëri.

Reklamë

Ai ishte ne gjendje te rende  i intubuar prej disa ditësh ne spitalin Infektiv.

Marjeta Dervishi, specialiste e Institutit të Shëndetit Publik, tha se pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor 68 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.

Të dhënat nga Ministria deri më tani, saktësojnë se shumica e viktimave janë ng qarku Tirana ( 21), në Durrës kemi 7 viktima, në Fier 4, në Shkodër 3, Vlorë 1 dhe Kukës 1.

Më shumë video

Reklamë