Subscribe

Ndryshimet e reja të kodit të procedurës civile ka bërë që në çdo fazë të një procesi civil apo dhe disa raste edhe penal, gjykata duhet të ftojë palët të shkojnë në ndërmjetësim. Alternativa e re shumë herë më e shpejtë dhe më pak e kushtueshme nuk praktikohet shumë në Gjykatat shqiptare. Por për kryetaren e Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësimit po tentohet që çështjet të merren para se të shkojnë në gjyqësor.

 

Tashmë edhe policia pritet të referojë raste tek ndërmjetësit.

 

Ndërmjetësimi tashmë është kthyer në një titull ekzekutiv çka nënkupton se janë shteruar të treja shkallët e gjyqësorit. Nëpërmjet kësaj forme palët mund të zgjidhin mosmarrëveshje pronësie, martese, kujdestarise se te miturve por edhe raste penale. Mes tyre zgjidhen si plagosja e lehtë ajo nga pakujdesia, dhunimi i banesës, fyerja shpërndarja e materialeve raciste nëpërmjet kompjuterit por dhe shpifja.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *