Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të doktor Shahin Kadaresë, njëherësh vëllai i shkrimtarit Ismail Kadare.

 

Përmes një mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, kryedemokrati theksoi se Shahini ka dhënë një kontribut të madh në fushën e mjekësisë dhe se identiteti i tij është garancia që shoqëria jonë do të ketë fuqi të nxjerrë gjithmonë garantë të vlerave politike, njerëzore, dhe profesionale.

 

“Me hidhërim të madh mësova lajmin e ndarjes nga jeta të doktor Shahin Kadaresë. Përveç se një mjek me kontribute të pashlyera në fushën e tij, doktor Shahini do të mbetet në memorien e Shqipërisë si pjesë e atyre intelektualëve guximtarë që në Dhjetor të vitit 1990 ndryshuan historinë e vendit. Edhe më ai pas nuk rreshti së qenuri një mendje e ndritur kritike, antikonformist, dhe një profesionist i shkëlqyer në fushën e mjekësisë, duke nderuar emrin e madh të familjes së tij. Identiteti intelektual i Shahin Kadarese është garancia që shoqëria jonë do të ketë fuqi të nxjerrë gjithmonë garantë të vlerave politike, njerëzore, dhe profesionale. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij”, shkruan Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *