Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehu ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-deputetit demokrat, Bedri Çollaku. Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Basha e vlerësoi Çollakun si një njeri të mirë dhe profesionist.

 

“Mësova me hidhërim ndarjen nga jeta të Bedri Çollakut, ish-deputetit të Partisë Demokratike dhe ekspertit të njohur të sistemit bankar. Shpreh ngushëllimet më të ndjera bashkëshortes Virgjinushit, vajzës Genta dhe djalit Erionit. Në këtë ditë të vështirë të humbjes së bashkëshortit të dashur, babait të rrallë dhe të përkushtuar, jemi pranë tyre me mendimin dhe lutjet tona. Me vdekjen e tij miqtë kanë humbur një njeri të mirë dhe profesionist të shquar, Partia Demokratike ka humbur një prej ekspertëve dhe politikanëve seriozë dhe të rrallë. U prehtë në paqe!”

 

Bedri Çollaku u nda nga jeta në moshën 70-vjeçare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *