Operatorët turistikë kanë afat deri në datën 27 shkurt për të dorëzuar aplikimet për stacionet e plazhit. Gjatë një takimi që pati në Vlorë me ta, ministrja Mirela Kumbaro tha se aplikimi bëhet në e-Albania, ndërsa theksoi se aty duhet të drejtohen edhe ata që i kanë stacionet e plazhit pa leje.

 

MIRELA KUMBARO

MINISTRE E TURIZMIT DHE MJEDISIT

“U bëj thirrje operatorëve turistikë detarë të paraqiten pranë ministrisë për tu pajisur me certifikatën e operatorit detar. Pa të nuk do të ushtrojnë aktivitetin. Më 27 shkurt mbyllet aplikimi online për stacionet e plazhit dhe kriteret janë shumë të qarta. Sistemi është hapur para tre ditësh në e-Albania. Edhe ata që i kanë pasur të ndërtuar, por pa leje.”

 

Nga ana tjetër, operatorët turistikë ngritën problemin e pronësisë së territoreve të plazhit, që bëhet pengesë për subjektet me leje. Ata kërkuan që kjo çështje të marrë zgjidhje dhe të mos përsëriten skenat e një viti më parë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *