E martë, 22 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ndahet nga jeta historiani Agim Musta

Është ndarë nga jeta një simbol i rezistencës antikomuniste, historianit Agim Musta.

 

89 vjeçari është autor librash dhe kërkimesh të rralla shkencore për diktaturën, një prozhektor I ndezur mbi krimet e komunizmit.

 

Reklamë

Agim Musta lindi në qytetin e Gjirokastrës në vitin 1930. Pasi kreu studimet e larta në Fakultetin Histori-Filologji në Universitetin e Tiranës ai punoi si arsimtar në shkolla të ndryshme tetëvjeçare dhe të mesme të vendit. Në vitin 1962 është dënuar me 13 vjet burg nga Gjykata Ushtarake e Tiranës për veprimtari antikomuniste.

 

Ai gjatë jetës së tij ka shkruar për komunizmin, sistemin e burgjeve dhe persekutimin në kohën e diktaturës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë