Subscribe

Eli Fara, një tjetër artiste shumë e dashur për publikun ju bashkua skenës së “Këngë Moj” duke sjellë një atmosferë magjike nën tingujt e muzikës më të bukur popullore të të gjitha trevave shqiptare.

 

Këngëtarja, e cila ka një karrierë të gjatë në skenë, solli edhe një herë pranë publikut emocionet e çdo kënge, që nga nisja e rrugëtimit të saj artistik.

 

Po sigurisht fokusin kryesor e mbajti tek këngët e jugut e veçanërisht ato korçare.

 

ELI FARA

KËNGËTARE

 

“Jam shumë e lumtur që ndodhem në këtë format kaq interesant. me thënë të drejtën kam emocione sepse janë bashkëpunime me disa nga miqtë e mi këngëtarë që më herët nuk kam pasur bashkëpunime. të gjitha trevat shqiptare do te preken nga unë por mbi të gjitha këngët e jugut dhe ato të repertorit tim.”

 

Siç është kthyer tashmë në një traditë për spektaklin “Këngë moj” edhe Eli Farës iu bashkuan miqtë dhe kolegët e saj, një pjesë  e të cilëve i pamë për herë të parë bashkë në skenë.

 

PETRIT LULO

KENGETAR

“Ftesën e prita me shumë kënaqësi, me Elin kam qenë në shumë koncertit si jashtë shtetit dhe këtu në Shqipëri, por në skenë është hera e parë që këndojmë një kolazh.”

 

VIKENA KAMENICA

KENGETARE

“Është muzika e trevave që ne të dyja kemi rrënjët aty por padiskutim që jam shumë e lumtur që bëhem pjesë e “Këngë Moj”, që është një skuadër që e duan artin shumë.”

 

Surprizë ishte edhe prania e artistes nga Kosova, Albina Kelmendi.

 

ALBINA KELMENDI

KENGETARE

“Shpesh herë e mendoj, them që mund të ketë arstistë të rinj të shumë të mirë e shumë të talentuar por të zësh vendin e ikonave si eli fara apo dhe e mra të tjerë është shumë e vështirë”

 

 

Ndërsa mbrëmja u mbyll nën ritmet e muzikës së Shqipërisë së mesme, ku Tirana dhe Korça u bënë edhe njëherë bashkë nga dy këngëtaret Manjola Nallbani dhe Eli Fara.

 

 

MANJOLA NALLBANI

KËNGËTARE

“Jam shumë e kënaqur që jam pjesë e natës që i është dedikuar interpretimeve të mikes sime dhe sigurisht që ajo ka fizionominë e pangatrueshme mes artistësh të tjerë.”

 

 

Të gjithë ata që nuk mundën ta ndiqnin “Këngë moj” dhe natën e Eli Farës do të kenë mundësi ta shohin të premten në orën 23:00 dhe të shtunën në orën 17:00.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *