Pas takimit me drejtuesit e Policisë në Korçë, Gledis Nano, ka dhënë një prononcim për mediat, ku u shpreh se ky qark ka reflektuar një numër të ulët të kriminalitetit.

 

Objektivi për vitin 2022, tha Nano, është tregimi i një kujdesi të shtuar në vijën e gjatë kufitare, sidomos në kontrabandimin e emigrantëve të paligjshëm.

 

Fjala e Nanos: 

Situata në Korçë paraqitet me një nivel të ulët të kriminalitetit në qarkun e Korçës sa i përket krimeve të rënda, vlen për tu falenderuar stafi i kësaj drejtorie për ndjekjen me profesionalizëm të figurave të krimit. Ajo që u dha porosi dhe që duhet të mësohet gjatë vitit 2022, është se Korça ka një linjë të gjatë të vijës kufitare duhet pasur një fokus më i madh në drejtim të kontrabandimit të emigrantëve të paligjshëm të kontrabandës së mallrave të trafikimit dhe të lëndëve narkotike.

Prej disa kohësh në qarkun e Korçës është zhvilluar operacioni i koduar “perimetri” i cili ka pasur 73 episode deri tani me disa të arrestuar si persona të implikuar sa i përket personave të Policisë të implikuar në këto aktivitete kriminale të gjitha strukturat që kanë objekt pune këtë vepër janë të angazhuara gjithashtu dhe ne si Policinë shtetit jemi treguar shumë bashkëpunues për ti zbardhur për ta pastruar Policinë e Shtetit nga elementë të tillë me qëllim pasjen e një policie me një nivel më të lartë besueshmërie në raport me qytetarët

Në analizën që sapo zhvilluam rezultatet flasin qartë dhe ato objektiva të përcaktuara janë përmbushur në nivele të pritshme dhe të kënaqshme. Patjetër që ka dhe punë për të përmirësuar.
Policia e shtetit është duke zhvilluar hetime shumë të rëndësishme me partnerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë nën drejtimin e institucionit të prokurorisë kështu që do të ketë rezultate shumë shpejt në lidhje me këtë figurë krimi do të jenë rezultate shumë të mira por t’ja lemë kohës pasi edhe kjo përbën një sekret hetimor dhe nuk jap dot detaje.

 

Sot policia e shtetit ka qenë në mbështetje të një pune që po zhvillonte institucioni për mbrojtjen e territorit në Bashkinë e Tiranës nën dijeninë time tani edhe nga qëndrimet e institucioneve të tjera nuk ka pasur ndonjë ankesë megjithatë këto që ju po thoni do të verifikohen dhe në rast se do të ketë shkelje apo parregullsi në procedurat standarde të Policisë së shtetit atëherë do të merren të gjithë masat përkatëse administrative.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *