Pjesëmarrëse në takimin që Sali Berisha zhvilloi në Shkodër, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 6 marsit, ishte edhe aktorja e njohur e Teatrit “Migjeni”, Rita Gjeka.

 

Teksa u shpreh e shqetësuar për shndërrimin e PD në një “parti plakë”, Gjeka u ndal edhe te pagat e ulëta të artistëve. Ajo pëmendi publikimin e rrogave të qytetarëve shqiptarë, ku rrëfeu se pas këtij skandali, vajza e kishte pyetur: “Nuk ke turp që rri gjithë ditën në teatër për 500 mijë lekë?”.

 

“Meqë kanë dalë këto rrogat. Na vjen pak sa marre sepse vajza ime kur e pa se sa e kisha rrogën unë, më tha nanë pash Zotin a të vjen marre që rrin tanë ditën në teatër dhe e ke rrogën 500 mijë lekë?! Ne i kemi rrogat më të ulëta se mësuesit, por ndihena mësues shumë ma të randësishëm se mësuesit. Sepse në fund të fundit ne edukojmë jo një brez, por disa. Nuk e di se si do të zgjidhet kjo punë. Kryetarja ka tentuar, ka bërë një shkallë krejt të vogël…Nja to rroga sepse ne jena vërtetë për bukë. Unë munem mos me fol krejt për veti, se them dritë paçin ata që na i kanë lanë, po ky nuk martohet, ky tjetri nuk ka prapë lekë me u martu. Nuk kanë lekë, janë rrogat shumë të vogla, duhet me e mëndur vërtetë mirë këtë punë sepse është e rëndësishme”, deklaroi aktorja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *