E shtunë, 10 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Nait Hasani: Politika shqiptare të mos i bëjë gjyqin UÇK, të dalë në mbrojtje

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani u tërhoqi veshin politikanëve shqiptarë për qëndrimin që po mbajnë për përballjen e ish-krerëve të UÇK me drejtësinë ndërkombëtare për krime lufte. Hasani u bëri thirrje nga studio e “Quo Vadis” që të heqin dorë nga akuzat dhe të bashkohen për të mbrojtur luftën e UÇK.

 

Reklamë

“Fushata të ndryshme që merren sot në Kosovë apo në Shqipëri në raport me UÇK kërkoj që të mos bëhet gjyqi përmes mediave, por të kërkojmë mbrojtjen e tyre. Ata kanë luftuar për çlirimin e vendit. Duhet të jemi si komb në mbrojtje të tyre. Po u bëhet gjyqi përmes mediave e partive politike, duke akuzuar njëra tjetrën. Unë kërkoj që sot të ndalen këto. U bëj thirrje qytetarëve dhe partive politike në Shqipëri që të mos ua bëjnë gjyqin UÇK në Hagë. Të mblidhen, të organizohen dhe tu dalin në mbrojtje. Ne kemi nevojë për mbrojtje. Kosova nuk mund të bënte gjë pa Shqipërinë në atë kohë. Edhe sot Kosova ka nevojë për Shqipërinë. Edhe në Kosovë, edhe këtu duhet të lihen këto luftëra për pushtet dhe të merren me çështjen e kombit.”

 

Reklamë

Sipas tij, opozita në Kosovë po tregon pjekuri politike dhe kërkoi që në këtë grup të bashkohet edhe politika shqiptare, që të dalin me një qëndrim të unifikuar.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë