Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
10 March 2026
Vizion fokus

Libani bën thirrje për bisedime me Izraelin mbi planin...

“Lufta në Iran mund të përfundoj shumë shpejt”, pas...

“Kam fjetur 20 ditë në rrugë…”, Saimir Korreshi “i...

U plagos nga bashkëkombasi i tij, turku s’bashkëpunon me...

Trump: Lufta e Iranit nuk përfundon këtë javë

Tensionet e larta në Lindjen e Mesme, biznesmeni grek...

Komisionarja Kos shtyn vizitën në Kosovë, zbulohet arsyeja

Tentuan të vrisnin një person për hakmarrje 6 vite...

Abuzoi seksualisht me mbesën 6-vjeçare, arrestohet 35-vjeçari në Selanik

Irani 240 orë pa internet, një nga ndërprerjet më...

“Na largoni nga këtu ose do vritemi”, banorët e Rrjollit takim me Benet Becin, paralajmërojnë protestë para ambasadës së SHBA

10 Shkurt 11:11

Banorët e Rrjollit, të cilët prej ditësh protestojnë duke kundërshtuar ndërtimin e një resorti turistik në zonë, kanë zhvilluar një takim me kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci, por kanë dalë pa asnjë zgjidhje konkrete.

Sipas banorëve, kryebashkiaku ka deklaruar se nuk ka kompetenca për çështjet që lidhen me bregdetin.

“Na priti shumë mirë, por na tha se ka zero kompetenca për këtë territor. Vendimet për bregdetin i merr qeveria. Nuk presim që ai të na japë një përgjigje pozitive për atë që kërkojmë ne”, u shpreh Prek Molla, përfaqësues i banorëve të Rrjollit.

Më tej, Molla theksoi se banorët nuk kanë më shpresa as nga institucionet qendrore.

“Sa i përket ministrive apo kryeministrit, nuk kemi shpresa, sepse kanë pasur kohë të na dëgjojnë dhe nuk e kanë bërë. Ne do të shkojmë deri para ambasadave të Bashkimit Evropian dhe asaj kryesore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, deklaroi ai.

Sipas tij, banorët do t’u drejtohen përfaqësive ndërkombëtare me thirrjen: “Ose na merrni me vete dhe na çoni në Palestinë, ose na lini të jetojmë në tokat tona”.

“Me këtë parrullë do të shkojmë: na largoni nga këtu ose do vritemi. Duan të na largojnë nga toka jonë. Vetëm te ambasada amerikane dhe ato të huaja kemi shpresë”.

Banorët paralajmërojnë se protestat e tyre do të vijjnë.

Një ditë më parë, ata protestuan para prokurorisë Shkodër. Ata kërkojnë ndalimin e menjëhershëm të punimeve, ndërsa u bëjnë thirrje institucioneve të hetojnë dhe të marrin masa ligjore për këtë çështje.

Projekti, në fjalë parashikon ndërtimin e një kompleksi turistik në një sipërfaqe prej rreth 146 hektarësh në zonën ranore pranë Velipojës.

Sipas dokumentacionit të planit zhvillimor, masterplani përfshin 33 struktura akomoduese dhe shërbimi me 3 deri në 10 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë, një strukturë hoteli, si edhe disa struktura social-kulturore. Totali i sipërfaqes së ndërtimit mbi tokë parashikohet të jetë mbi 400 mijë metra katrorë.

Sipas përshkrimit të projektit, kompleksi synon të ofrojë funksione të ndryshme turistike dhe shërbime për vizitorët./vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
proteste Rrjoll

Nga e njëjta kategori

Dhuna ndaj grave, rriten rastet, fenomeni më shqetësues në Elbasan dhe Fier

më shumë...

Zjarri masiv përfshin një sipërfaqe pyjore pranë fshatit Leshnicë në Pogradec, situata kritike

më shumë...

I dënuar me 9 vjet burgim në Itali, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë, pritet ekstradimi

më shumë...

“Kam fjetur 20 ditë në rrugë…”, Saimir Korreshi “i zhveshur” nga politika: Pasioni për pikturën dhe batuta për Edi Ramën

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

2:23

Dhuna ndaj grave, rriten rastet, fenomeni më...

2:21

Zjarri masiv përfshin një sipërfaqe pyjore pranë...

2:12

I dënuar me 9 vjet burgim në...

2:09

Libani bën thirrje për bisedime me Izraelin...

1:49

“Lufta në Iran mund të përfundoj shumë...

1:38

Pse të gjithë po e fshijnë papritur...

12:53

“Kam fjetur 20 ditë në rrugë…”, Saimir...

12:34

U plagos nga bashkëkombasi i tij, turku...

12:22

Ushtronin prostitucion në një banesë të marrë...

11:59

Trump: Lufta e Iranit nuk përfundon këtë...

11:54

Tensionet e larta në Lindjen e Mesme,...

11:46

Komisionarja Kos shtyn vizitën në Kosovë, zbulohet...

11:38

Rihanna largohet nga Los Angeles pas të...

11:29

Tentuan të vrisnin një person për hakmarrje...

11:25

Vlora përgatitet për sezonin, Bedinaj: Kërkesat më...

11:22

Abuzoi seksualisht me mbesën 6-vjeçare, arrestohet 35-vjeçari...

11:11

Irani 240 orë pa internet, një nga...

11:00

Pamjet tronditëse nga Belgjika, mbrojti vajzën që...

10:52

Goditet sërish trafiku i armëve, dy të...

10:46

“Gërdeci”, GJKKO rrëzon kërkesën e Fatmir Mediut...

Më të klikuarat

  • “Javë e fuqishme për lekun për këto shenja”, parashiki...
  • Pamjet tronditëse nga Belgjika, mbrojti vajzën që po ngacmoh...
  • Rritja e naftës kërcënon çmimet, Xhepa: Nëse lufta zgjat, mu...
  • Dronë iranianë drejt Jordanisë dhe Bahreinit, rrëzohen nga a...
  • Pastronte para, arrestohet 67-vjeçari në Berat, i sekuestroh...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.