Situata shqetësuese e shtetasve shqiptarë të cilët ndodhen në Siri ka bërë që të reagojë edhe myftiu i Elbasanit .

Agim Duka u shpreh se është shqëtësese që shumë besimtarë myslimanë bien pre e mashtrimeve dhe rekrutohen nga grupe ekstremiste për të luftuar në Siri.

Myftiu i bën thirrje shtetit shqiptarë që ti kthejë këta qytetarë në vendin e tyre si dhe besimtarëve myslimanë që të mos bien pre e mashtimeve nga ku mund të rrezikojnë edhe jetë.

Ndër të tjera Duka thotë se Elbasani është shembull i bashkëjetesës ndërfetarë dhe kjo traditë duhet të vijojë.

Një numër jo I vogël shqiptaresh kryesisht pas vitit 2012 shkuan individualisht por edhe familjarisht drejt Sirisë për të luftuar krah ISIS, duke rënë pre e mashtrimeve për një jetë më të mirë.

Nje pjese mbeten te vrare ne luftime, pjesa tjeter rezultojne te zhdukur ndersa disa jane neper kampe dhe po hasin veshtiresi per tu kthyer. Mes tyre shumica, jane gra dhe femije sic ishte edhe rasti I Alvin Berishes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *