Subscribe

300 nxënës të shkollës se mesme te fshatit Rembec, ne këto dite te ftohta, janë te detyruar te bëjnë mësim pa ngrohje. Nxënësit janë të detyruar të bëjnë mësim te veshur me xhupa dhe shalle pasi temperaturat shkojnë deri në -12 C. Drejtori i shkollës Qerim Kreka thotë se është e pamundur të bësh mësim në kushte të tilla. Mëngjesin e kësaj të premteje reshjet e dëborës në zonat malore në qarkun e Korçës kanë shkaktuar probleme në Qafe-Plloçe e Qafe-Zvezde për qarkullimin e mjeteve. Situata është normalizuar pas ndërhyrjes së borëpastrueseve dhe hedhjes se kripës. Nga prania e madhe e akullit vështirësi paraqiten ne rrugët rurale te Vithkuqit, Lekasit e Dardhasit. Edhe pse Bashkia e Matit ka shpërndarë lëndë djegëse në të gjitha shkollat ku ngrohja bëhet me dru zjarri, por problem mbetet gjimnazi “Pjetër Budi” ne Burrel. Sipas Drejtorit, Qemal Sula, mosfunksionimi siç duhet i sistemit të ngrohjes ka bërë që këto ditë mësimi të zhvillohet me shumë vështirësi. Një tjetër problem në këtë gjimnaz me 500 nxënës është edhe lagështira ne klasat e katit të dytë për shkak te dëmtimit te tarracës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *