E diel, 18 Tetor 2026 Familja Kuqezi deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Muçi Shaljani do u shërbente grupeve kriminale në AMP, zbulohen detaje të reja, si po pengonte Gëzim Sala hetimin ndaj tij

Detaje të reja zbardhen nga hetimi i prokurorisë se Tiranes e cila ka dyshime se rekrutimi i Muçi Shaljanit në AMP, nuk ka qenë rastësor por është bërë me qëllime të tjera që nuk kanë të bëjnë me profesionin, por për t’ju shërbyer grupeve kriminale.

Dyshohet se për këtë qëllim është gjetur ekzaktësisht edhe funksioni që iu dha e që kishte të bënte me vëzhgimin.

Reklamë

Ndërkohë që drejtori Gëzim Sala vijonte të ishte në detyrë dhe ciklonte çdo shkresë, madje edhe për veprime hetimore të te prokurorisë për punonjës të policisë gjë që pengonte edhe hetimet që kishin nisur ndaj tij.

Këto janë arsyet që bindën prokurorin Bledar Valikaj të kërkonte masë pezullimi ndaj tij deri në përfundim të hetimit.

Atentati mafioz i Rinasit që i mori jetën punonjësit të amp dhe Gilmando Danit, prej disa ditësh po hetohet nga spak, pasi organi hetues i kryeqytetit shpalli moskompetencë

Më shumë video

Reklamë