Vendi
Nisin tensionet para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë, policia përdor gaz lotsjellës dhe autobotët me ujë

Situata para Kryeministrisë paraqitet e tensionuar, ku protestuesit po hedhin gurë në drejtim të policisë, ndërsa efektivët po përdorin gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Protestuesit kanë vendosur gjithashtu një barrikadë metalike, të marrë nga një bankë e nivelit të dytë që ndodhet pranë zonës së protestës. Ndërkohë, policia ka vënë në përdorim edhe autobotët me ujë me presion për të shpërndarë demonstruesit dhe për të vënë situatën nën kontroll.
Reklamë
Pjesëmarrja në protestën e sotme paraqitet në nivele të ngjashme me atë të një dite më parë, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të vijojë situata dhe nëse përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit do të përshkallëzohen më tej.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




