E diel, 18 Tetor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Eat And Traditë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Armando Sadiku merr postin e rendësishëm te klubi zvicerian

Armando Sadiku nis një kapitull të ri në karrierën e tij, këtë herë jashtë fushës së lojës. Klubi zviceran AC Bellinzona ka njoftuar zyrtarisht se ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare do të marrë detyrën e drejtorit sportiv të ekipit të parë.

Përmes një njoftimi zyrtar, klubi bëri të ditur se Sadiku ka vendosur t’i japë fund karrierës si futbollist, për t’iu bashkuar drejtimit të skuadrës dhe për të kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të saj.

Reklamë

Gjatë karrierës së tij si lojtar, Sadiku u aktivizua në disa kampionate europiane, përfshirë ato të Spanjës, Turqisë, Polonisë dhe Zvicrës, duke lënë gjurmë edhe me fanellën e Kombëtares shqiptare.

Momenti më i veçantë i karrierës së tij me kuqezinjtë mbetet goli i shënuar më 19 qershor 2016 ndaj Rumanisë, në Kampionatin Europian të zhvilluar në Francë. Ai gol i dhuroi Shqipërisë fitoren e parë dhe të vetme në një fazë finale të një Europiani deri më sot.

Reklamë

Tashmë, Sadiku do të bashkëpunojë me drejtuesit aktualë të AC Bellinzona-s, me synimin për të kontribuar në rritjen dhe konsolidimin e klubit.

Me këtë emërim, ish-sulmuesi shqiptar nis një rrugëtim të ri në botën e futbollit, duke kaluar nga roli i protagonistit në fushë në atë të drejtuesit sportiv.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.