E enjte, 1 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Sport

Muçi la fushën e lojës i dëmtuar, skuadra turke jep detaje

Ylli i kombëtares shqiptare Ernest Muçi,l u largua ditën e djeshme i dëmtuar nga fusha e lojës gjatë ndeshjes Beshiktash-Beshakshehir. Lojtari i Kombëtares u detyrua të lërë fushën e lojës në minutën e 26-të, të ndeshjes së vlefshme për Superligën turke.

Klubi turk ka dhënë informacion më të hollësishëm për dëmtimin e Muçit. Sulmuesi shqiptar pati një rezonancë sot, ndërsa tashmë i fillon edhe periudha e rikuperimit.

Reklamë

“Gjakderdhje u konstatua në aduktorin e brendshëm të kofshës së djathtë të Ernest Muçit, i cili ndjeu dhimbje dhe nuk mundi të vazhdonte ndeshjen. Trajtimi i Muçit ka nisur nga ekipi ynë mjekësor”, shkruan Beshiktashi në deklaratën e dhënë.

Muçi konsiderohet titullar nga Solskjaer. Trajneri norvegjez është afruar në një periudhë të vështirë për klubin, që nuk është në pritshmëritë e tifozëve. Aktualisht rrezikojnë vendin e katërt në kampionat.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë