Subscribe

Radhe, pritje dhe sorollatje pa fund. Kjo ndodh çdo dite ne qendrën e konsultave te qendrës spitalore “Nene Tereza”. Dhjetëra paciente  detyrohen te vijnë nga rrethet  ne Tirane, qofte edhe për një insuline shtese, per te marre miratimin e mjekut specialist, per te përfituar me ilaçet me  rimbursim.

 

Pas disa kronikave ne Vizion Plus ne lidhje me këtë shqetësim ka reaguar ministria e shendetesise. Zv/ministria Mira Rakacolli deklaron se nuk do te ketë ndryshim te skemës. Ardhja ne qendrën universitare behet për nje mjekim me te specializuar.

 

Por deputeti demokrat ne komisionin e shendetesise Tritan Shehu e cilëson tërësisht te gabuar këtë skeme mjekimi.

 

Sipas Shehut kriza e mjekeve ne shëndetësi po jep pasojat e saj duke renduar padrejtësisht mbi  pacientet.

 

Per te mbuluar mungesat e mjekeve ne rrethe, madje edhe mungesën e besimit ndaj tyre, ministria do te vijoje te aplikoje këtë skeme mjekimi. Nje here ne gjashte muaj te sëmuret kronike do te duhet te vijnë ne Tirane per te kryer konsultën me mjekun specialist dhe per te marre me pas ilaçet me rimbursim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *