E hënë, 23 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:45 Në vijim ora 23:45: Parajsa Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Moti sot, temperaturat deri në 34°C, reshje të dobëta në veri dhe lindje

Vendi ynë do të vijojë të ndikohet të shtunën nga kushte atmosferike të qëndrueshme, me mot të karakterizuar nga kthjellime dhe vranësira deri mesatare.

Vranësirat do të jenë më të pranishme në zonat malore, kryesisht në veri dhe lindje të vendit, ku priten edhe reshje shiu me intensitet të ulët, veçanërisht në verilindje dhe lindje të territorit.

Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, shpejtësia e erës mund të arrijë deri në 10 m/s.

Në det pritet valëzim i forcës 1-2 ballë.

Reklamë

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 34°C në Gjirokastër, ndërsa 33°C priten në Tiranë, Fier dhe Berat.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.