Sot vendi ynë, Shqipëria, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, sipas parashikimeve të Shërbimi Meteorologjik Ushtarak. Moti do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësira, të cilat gradualisht do të shtohen gjatë ditës, duke bërë që në orët e mbrëmjes të dominojnë vranësirat në pjesën më të madhe të territorit.
Reshjet e shiut pritet të shfaqen që në orët e para të mëngjesit në zonat veriore, fillimisht me intensitet të ulët, ndërsa pas mesditës ato do të përfshijnë gradualisht pjesën më të madhe të vendit. Në mbrëmje, veçanërisht në zonat bregdetare dhe ultësirën perëndimore, reshjet do të fitojnë intensitet deri mesatar dhe në disa momente do të shoqërohen me shtrëngata të shkurtra.
Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 22 gradë Celsius në qytete si Tiranë, Durrës, Berat dhe Elbasan, ndërsa minimalet do të zbresin deri në 1 gradë Celsius në zonat më të ftohta.
Në zonat malore, veçanërisht në Alpet Shqiptare dhe në rajonet verilindje, lindje dhe juglindje, në lartësitë mbi 900–1000 metra priten reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në periudha të shkurtra nuk përjashtohen edhe stuhi bore.
Era do të fryjë me drejtim nga juglindja në jugperëndim me një shpejtësi mesatare prej rreth 9 m/s, ndërsa në intervale të caktuara mund të arrijë deri në 18 m/s.
/vizionplus.tv





