E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Moti i keq përfshin Vlorën, pezullohet lundrimi, mjegulla pushton Llogaranë

Kushtet atmosferike janë përkeqësuar këtë të hënë në Vlorë.

Era e fortë dhe dallgët deri në 8 ballë brenda kanë detyruar autoritetet të marrin masa.

Në këtë situatë është pezulluar lundrimi i mjeteve.

Ndërkohë që era e fortë ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike për disa orë në Orikum, Dukat e Llogara.

Nga ana tjetër, mjegulla e dendur ka krijuar vështirësi në qarkullimin e makinave./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë