E mërkurë, 28 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Moti i keq në vend, era e fortë rrëzon pemët në Vlorë, probleme me qarkullimin

Vendi ynë është përfshirë prej disa orësh nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Si pasojë e erës së fortë disa pemë janë rrëzuar  në Pyllin e Sodës.

Reklamë

Nndërkohë një pemë shumëvjeçare në zonën pranë rrugës kryesore, ka krijuar rrezik për kalimtarët dhe automjetet.

Në Pyllin e Sodës, disa pisha janë rrëzuar nga era duke bllokuar segmentin që të çon  në fshatin Zvërnec, ndërsa qarkullimi është vështirësuar deri në ndërhyrjen e strukturave bashkiake.

Reklamë

Ndërkohë, edhe në rrugën e Plazhit të Vjetër, një pemë e madhe ka rrezikuar kalimtarët dhe automjetet. Për pasojë, një krah i rrugës është bllokuar përkohësisht, ndërsa punonjësit po punojnë në terren për heqjen e pemës dhe normalizimin e qarkullimit.

Pavarësisht erërave të forta dhe dëmtimeve në infrastrukturën e gjelbër, situata nga përmbytjet deri tani paraqitet e qetë e nuk janë regjistruar  problematika.

Vazhdo të lexosh

Reklamë