E shtunë, 10 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Moti i keq lë pa energji elektrike edhe disa fshatra në Korçë e Pogradec

Ndërprerje të herëpashershme energjie ka pasur në njësinë Administrative të Vithkuqit. Banorët thonë se e gjithë kjo problematikë shkaktohet për shkak të amortizimit të linjës së rrjetit elektrik, pasi shpesh ka rrëzim të shtyllave.

 

Reklamë

“Nga moti dhe amortizimi. Ka nevojë për rikonstruksion, është bërë në ‘75. Nuk është normale, prandaj kërkojmë që të vihet dorë sa më parë për riparimin e linjave.”

 

Reklamë

Në fshatin Leshnjë, banorët tregojnë se kanë vuajtur mungesën e energjisë elektrike për ditë të tëra.

 

“5 a 6 ditë pa drita. Nuk kishim. U këputën nja dy shtylla. Këputen telat nga era. 2-3 ditë s’kishim fare.”

 

Probleme me energjinë ka pasur edhe në fshatrat e Kolonjës, Maliqit e Pogradecit. Ndërkohë punonjësit e OSHEE ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve.

Më shumë video

Reklamë