E enjte, 24 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 minuta më parë
Vendi

Mot i paqëndrueshëm, si do të luhaten temperaturat ditën e sotme

Ditën e enjte moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me reshje shiu me intensitet të ulët gjatë orëve të para të ditës kryesisht në dy ekstremet veri-jug më pas bëhen lokale.

Nga orët e mbrëmjes pritet riaktivizim i reshjeve kryesisht në zonën veriperëndimore ku reshjet pritet të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët e hera – herës deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim 8m/sek, në lugina dhe bregdet 15m/sek me valëzimin në dete 2-3ballë.

Temperaturat parashikohen:

Reklamë

në zonat malore 6 deri 15°C

në zonat e ulëta 5 deri 19°C

në zonat bregdetare 8 deri 18°C./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë