E hënë, 16 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Mot i paqëndrueshëm, muaji nëntor nis me reshje shiu dhe shtrëngata të shkurtra

Këtë të dielë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të dendura si dhe intervale të herëpashershme me kthjellime (diell). Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit si dhe gjatë ditës me intensitet të ulët. 

Hera – herës reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike. Reshje bore me intensitet të ulë në relievet malore mbi 1100-1200metër mbi nivelin e detit kryesisht në veri-verilindje, lindje – juglindje.

Era pritet të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 4 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 12 m/s.

Valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.